Chelsea barazim zhgënjyes në “Stamford Bridge”

Chelsea ka arritur një barazim zhgënjyes 1:1 ndaj Evertonit në “Stamford Bridge”.

Si te vendasit, ashtu edhe te mysafirët, kishte mungesa të theksueshme, qoftë për shkak të lëndimit apo për shkak të COVID-19.

Pjesa e parë u dominua nga Blutë, që kishin raste të njëpasnjëshme, por pa ia dalë të shënonin.

Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, kur Mason Mount (70’) realizoi për 1:0. Evertoni barazoi nga një goditje standarde, në të vetëm rast të rrezikshëm që kishte, përmes Branthwaite (74’).

Me këtë barazim, Chelsea tani është katër pikë larg vendit të parë Cityt, ndërsa mban pozitën e tretë me 37 pikë. Evertoni me 19 pikë renditet i 14-ti.