Chat GPT “keqpërdoret” nga studentët

Që nga lansimi i tij është bërë pjesë e punës akademike të studentëve.

Mirëpo, krahas përftimeve të ChatGPT, po numërohen edhe anët negative të inteligjencës artificiale.

Meqë, ky aplikacion, sipas profesorit universitar, Dren Gërguri, po shfrytëzohet edhe për kopjim.

“Zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe i teknologjisë, sikurse është ChatGPT bën që ne të mos lejojmë  përdorimin e pajisjeve të tilla në provime përderisa ato nuk janë në modelin e provimeve me libra të hapur. 01.50/02.00 Negative është nëse ne e keqpërdorim ChatGPT, bëjmë pandershmëri akademike dhe e cenojmë integritetin akademik sepse e paraqesim që është e jona ajo që nuk është”, tha Dren Gërguri, profesor universitar.

Tutje, Gërguri tregon mënyrat se si këto keqpërdorime mund të detektohen.

“Chat GPT është një plus që ndihmon në këto tentativat e kopjimit dhe pandershmëri akademike. Fatmirësisht krahas zhvillimit të ChatGPT, kompanitë e ndryshme duke përfshirë OPEN AI, po punojnë edhe në mjete të cilat e detektojnë përmbajtën e gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe ne mund ta përdorim këtë mjet, që tashmë janë të ndryshëm dhe atom und të tregojnë cila është shkalla e përqindjes që është përdorur në përmbajtje nga inteligjenca artificiale”, shtoi Gërguri.

Keqpërdorimet e Chat GPT i rendit edhe investitori i teknologjisë informative në Kosovë, Ermal Sadiku.

“ChatGPT u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur. Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë”, tha Sadiku, investitor i Teknologjisë Informative në Kosovë./Tëvë1