Champions League – Ronaldo 2, Messi 2, çfarë po ndodh me ta?

Të gjithë e kanë një fillim dhe një mbarim dhe natyrisht, duan apo s’duan, mbarim do të ketë edhe për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Dyshja që kanë dominuar në botën e futbollit për më shumë se një dekadë, dalëngadalë po shkojnë drejt fundit të karrierës dhe ditës për t’i varë përgjithmonë atletet nga futbolli profesionist.

Dominimi i tyre po zbehet vit pas viti, edhe pse Messi ende aty, në maje të futbollit botëror pasi ka fituar gjithçka në nivelin individual vitin që lamë pas.

Këtë edicion, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht – të paktën deri më tani pasi ka edhe shumë deri në fund të sezonit.