Mesfushori i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain është duke e vazhduar fazën e riaftësimit nga lëndimi i rëndë që e pësoi në prill të këtij viti ndaj Romës në gjysmëfinale të Champions Leagues, ndërsa synon të rikthehet në fushë para përfundimit të këtij sezoni.

Chamberlain pati një start të mirë te “The Reds” pasi i dha fund qëndrimit 6 vjeçar te Arsenali prej nga u transferua në “Anfield Road” për 35 milionë paundë por dëmtimi i prishi planet reprezentuesit të Anglisë.

Klopp më herët kishte deklaruar se rikthimi i Chamberlain mund të ndodh vetëm në fillim të edicionit të ardhshëm, por 25 vjeçari dëshiron t’i mbërrijë disa ndeshje të këtij sezoni ndërsa e përmendi edhe mbështetjen e trajnerit gjerman gjatë kësaj periudhë të vështirë për të.

“Do të doja të bëja të paktën një paraqitje gjatë këtij stinori. Jurgen ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Secilën herë që e shoh ka buzëqeshje në fytyrën e tij, ai është shumë pozitiv. Kur flet me lojtarët në dhomat e zhveshjes më përmend edhe mua gjë që është shumë e mirë. Ka qenë një periudhë e vështirë për mua duke mos mundur të bëjë atë që unë e dashuroj. Objektivi im i rradhës është të ushtroj në palestër dhe pastaj të filloj me vrapimet”, zbuloi Chamberlain.