Challandes tregon nëse do të ftojë futbollistë nga Superliga e Kosovës

Trajneri zviceran, Bernard Challandes, ka thënë se nuk e ka problem të ftojë në Kombètare, futbollistë që luajnë në Kosovë.

“Është gjithmonë pyetja e njëjtë dhe përgjigjja e njëjtë”, ka thënë Challandes gjatë konferencës për media.

“E përsëris, për mua nuk është problem të ftojë futbollistë që luajnë në Kosovë. Por, unë duhet ta përgatis listën me futbollistët më të mirë pavarësisht se ku luajnë ata”.