Challandes: Ta mbajmë politikën sa më larg sportit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Anglinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Si trajner zviceran i Kosovës, provoj shumë që ta mbaj sa më larg historinë, politikën nga ekipi Kombëtar. Megjithatë ndonjëherë është e nevojshme të flasim edhe për historinë edhe për politikën, t’i gjejmë vend në futboll. Por, qëllimi im është që ta mbajë gjithmonë sa më larg historinë dhe politikën dhe këtë do të bëjë edhe për nesër që të fokusohemi sa më shumë te ndeshja”.

Tutje, Challandes ka vlerësuar lart futbollistët dhe trajnerin e Anglisë.

“Shumë futbollistë të Anglisë luajnë në Premierligë gjë që e bën edhe më të fortë. Aty ka lojtarë nga Man City, Man United, Tottenhami e Liverpooli, por edhe nga klubet mesatare. Ata kanë edhe një trajner fantastik si Southgate”, vijoi më tej zvicerani.

loading…