Challandes shpreson që të shkruajë historinë me Kosovë, të kualifikohet në Euro 2020, që do të zhvillohet në vitin 2021, i shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Bernard Challandes, trajner i Kosovës, në një bisedë në “Sports Show”, ka folur fillimisht për rinovimin e kontratës edhe për dy vite me Kosovën.

Ai shpreson që të shkruajë historinë me Kosovë, të kualifikohet në ‘Euro 2020’, që do të zhvillohet në vitin 2021, i shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Për mua ka qenë e lehtë ta vazhdoj bashkëpunimin duke parë kushtet dhe rezultatet. E mbaj mend mirë që kam ardhur këtu me një ëndërr të madhe. Nuk e shoh veten në Evropian pa Kosovën”, deklaroi Challandes.