Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka folur rreth serisë fantastike pa humbje për një vit e gjysmë.
Në stilin e një trajneri të ftohtë, Challendes në emisionin ‘2me1’ në RTV 21, deklaroi se nuk është njeri i statistikave dhe se pyetja tani është se sa do të vazhdojë kjo formë.
“Po, ka qenë një vit shumë emocionues, mendoj që kemi pasur paraqitje të mira me skuadrën, por pyetja është sa kohë na duhet që të krijojmë një skuadër të vërtetë.
“Mund të them se jam i befasuar sepse skuadra ka dhënë përgjigje shumë të mirë, ka reaguar shumë mirë ndaj sistemit, poashtu edhe ndaj mentalitetit që jam munduar ta imponoj.
“Ka kaluar një vit por për mua është sikur një muaj. Nuk jam njeri i statistikave, por ka qenë shumë e rëndësishme që të kemi sukses, është e qartë kjo punë.”
Ndryshe, humbja e fundit e Kosovës ka qenë në vitin 2017 në ndeshjen me Islandën.







