E zbulon Prekazi

Challandes mendon të ftojë disa lojtarë nga Shpresat në Kombëtaren A

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, është rrëfyer në emisionin 90Plus në Radio Prishtina.

Prekazi zbuloi se përzgjedhësi i Përfaqësueses A, Bernard Challandes e ka takuar teksa nuk e ka mohuar mundësinë që disa lojtarë nga U-21 të kalojnë te Kosova A.

“Challandes më ka takuar pasi ka ardhur në Federatë dhe më ka thënë se do t’i marrë disa lojtarë nga ne sepse i ka përcjellur dhe se i pëlqejnë”, ka zbuluar Rafet Prekazi.