Challandes lavdëron Zhegrovën, kërkon edhe dy mbrojtës

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është ndarë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Maltës, megjithatë pati një kërkesë.

Kosova e mposhti Maltën sonte me rezultat prej 3 me 1 në Ligën e Kombeve për të mbajtur primatin në Grupin 3.

Challandes ka lavdëruar paraqitjen e Zhegrovës, ndërsa thotë se Kosova duhet të gjejë edhe dy mbrojtës.

“Tani kemi krijuar një identitet, dhe po luajmë futboll të bukur. Zhegrova ishte shumë i mirë në përballjen e sotme. Nuk kemi shumë mbrojtës, jemi në kërkim të dy mbrojtësve”, ka deklaruar Challandes.