Challandes konfirmon ndryshime për ndeshjen me Maltën, Kosova kërkon vetëm fitore

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, është shfaqur në konferencë për media para miqësores me Maltën.

“Është një ndeshje e mirë për disa lojtar të ri por kjo nuk nënkupton se do ta marrim si të lehtë. Lojtarët që janë në fushë duhet të japin maksimumin dhe të tregojnë seriozitet shumë të madh në fushë”, tha fillimisht Challandes.

“Pra edhe pse është vetëm ndeshje miqësore ne kërkojmë maksimumin dhe sigurisht futemi në fushë për fitore”.

Kosova zhvillon këtë miqësore pas fitores 4-1 ndaj San Marinos në Fadil Vokrri.