Challandes ka dy alternativa për të zëvendësuar Muriqin

Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Vedat Muriqit për dy ndeshjet e fundit kualifikuese në Euro 2020.

FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Muriqi do të mungojë në ndeshjet e fundit, kundër Çekisë dhe Anglisë.

“Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë. Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Por kush do ta zëvendësojë Muriqin në fazën e sulmit?

Trajneri Bernard Challandes ka disa mundësi për fazën e sulmit, por së pari do të shikojë brenda lojtarëve që ka ftuar.

Milot Rashica ka mundësi të mëdha zhvendoset drejt qendrës së sulmit, për të zëvendësuar Muriqin.

23 vjeçari paraqitet në një pjesë shumë të avancuar edhe në Bundesligë te Werder Bremen.

Një mundësi tjetër për Kosovën, është edhe Atdhe Nuhiu, një sulmues tipik qendre, që mund të shfrytëzohet nga trajneri Challandes.

loading…