Challandes: Ishte gabim ajo që ndodhi në Angli në mes të Berishës dhe Muriqit

Në shtator, në Angli kundër “Tre Luanëve”, ndodhi një episod që jo rrallë herë e kemi parë në futbollin ndërkombëtare.

Valon Berisha dhe Vedat Muriqi u shtyn paksa mes vete cili të ekzekutojë penalltinë e akorduar në favor të Kosovës.

Natyrisht, kjo nuk i ka pëlqyer Bernard Challandesit, i cili ka marrë masa, edhe pse ende s’ka vendosur kush saktësisht do t’i ekzekutojë penalltitë.

“Kam ndryshuar idenë, kemi bërë përgatitjet për goditjet standarde, po ashtu edhe penalltitë. Kemi përzgjedhur 2-3 lojtarë. Për të parandaluar situatën kur shkon ndonjë mbrojtës apo kushdo qoftë, për të marrë topin dhe për të goditur penalltinë edhe pse nuk është i mirë, kemi përcaktuar një listë. Megjithatë përparësia është se këtu kemi shumë lojtarë që gjuajnë mirë penalltitë edhe në ekipet e tyre. Sonte nëse nuk më zë gjumi, do të mendoj se kush do të gjuajë i pari dhe do t’ju them pastaj ti do të jesh i pari, ti i dyti, ti i treti, ti i katërti, ti i pesti. Sidoqoftë ajo çka ka ndodh në Angli ndoshta ka qenë gabim, ama s’ka qenë i keq, është diçka që ndodh, emocionet janë në pyetje, në fund të fundit është futboll. Ata kanë kërkuar falje dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Challandes. /

loading…