Challandes nuk është aspak i kënaqur me kartonin që e mori Vojvoda.
Në minutën e 85-të – Vojvoda dhe Vukcevic nisën një përleshje verbale çka shtyri gjyqtarin e takimit, Soares Dias, t’i ndëshkojë të dytë me kartonë të verdhë.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, Bernard Challandes, i cili thotë se mbrojtësi i “Dardanëve” është dashur të përmbahet dhe të mos marr kartonë në këtë mënyrë.
“Nuk jam i kënaqur me kartonin që e mori Vojvoda, duhet të qëndrojmë të qetë, nuk kemi nevojë të marrim asi kartona”, u shpreh Challandes për Super Sport.
loading…







