Challandes: Grupi ynë është i hapur, nesër luajmë ndaj një kundërshtari të fortë

Kosova ka arritur në Ishujt Faroe para se të përballet me kombëtaren e ishujve të dielën duke filluar prej orës 18:00, dhe sapo e ka mbajtur konferencën e fundit para ballafaqimit të nesërm.
Dardanët e kërkojnë fitoren e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku mban vendin e parë me 7 pikë në Ligën D të Grupit 3.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes sot e mbajti konferencën për shtyp në Ishujt Faroe, ku tha se dëshiron tre pikë të reja për skuadrën e tij, pasi sipas tij grupi është ende i hapur, raporton Gazeta Express.

“Ky grup është i hapur tani dhe cdo gjë është e mundur dhe gjëja me e rëndësishme për mua është se kemi nevoje për tri pike dhe për performancë te mire këtu”, ka thënë fillimisht trajneri zviceran.

“Ekipet tjera janë afër neve përveç Maltës. Grupi është i hapur. Nuk mund te kalkulojmë nëse do ti fitojmë një apo dy a po tri pikë”.

I pyetur për presionin që mund ta ketë Kombëtarja e Ishujve Faroe pas humbjeve të fundit, trajneri i Kosovës u përgjigj kështu: “Nuk dua të flas për presionin e ishujve sepse edhe ne kemi presion. E kemi të qartë se do te luajmë me ekip të fortë dhe është e vështire t’i mposhtësh”.

“Nuk mendoj për presionin e tyre por për ekipin tim”.

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala u pyet se a do të ndikojë mungesa e tifozëve në Ishujt Faroe.

“Nuk besoj qe do te jem shumë ndryshe qe luajmë jashtë, edhe pse nëse na motivojnë tifozët tanë ne Prishtinë, ama ne jemi te motivuar sepse duhet te fitojmë këtu dhe ti marrim tri piket”, tha Shala.

Trajneri i Kosovës u pyet edhe për mungesën e Hekuran Kryeziut, i cili nuk do të luajë për shkak të suspendimit.

“Kemi lojtare te mire ne ketë ekip, por unë jam trajneri dhe duhet ta gjej zgjidhjen. Ne jemi grup dhe të gjithë mund të japin ndihmën e vetë. Te gjithë duhet të tregojnë çfarë mund të japin. Për ne është me rendësi grupi dhe jo individët”.