Challandes flet për lëndimin e Rashicës, Muriqit, Vojvodës e të Paqaradës

Bernard Challandes ka thënë se Milot Rashica do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Malit të Zi, por që sot do të stërvitet ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës.

Trajneri i Kosovës ka folur edhe për lëndimet jo serioze të Vedat Muriqi, Mërgim Vojvodës dhe Paqaradës.

“Milot Rashica do të stërvitet sot, por do të jetë i ndarë nga grupi tjetër. Besoj se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të hënës”, ka thënë Challandes.

“Vedat Muriqi do të stërvitet normalisht dhe nuk ka probleme, pasi fillimisht kishte ndjerë dhimbje të vogla në muskuj, mirëpo do të jetë me ne”.

“Paqarada dhe Vojvoda kanë po ashtu disa lëndime, por jo serioze, ata mund të stërviten normalisht, jo me intensitet të lartë, por është në rregull”, ka përfunduar trajneri i ‘Dardanëve’.

Kosova dhe Gjibraltari do të luajnë nesër nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e që do të jetë një miqësore për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Malit të Zi në Euro 2020.

loading…