Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji para pak ditësh, ku nuk e ftoi mesfushorin Bernard Berisha.
E Challendes në një konferencë për media në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “play-off” për kualifikim në Kampionatin Evropian ka folur rreth kësaj çështje..
“Vendimet e mia nuk i marr për gazetarët por për të mirën e skuadrës. Ai nuk është këtu për shumë arsye. Ne jemi një familje dhe ky diskutim mbetet brenda familjes. E njëjta vlen edhe për Bernardin dhe ky vendim nuk ka ardhur për autoritetin tim. Janë arsye të tjera dhe kam folur me të për me shumë se një orë me Bernardin dhe kjo i shërben atij për të kuptuar gjithçka. Dera mbetet e hapur për të por ai festim i keq ka përfunduar si temë dhe nuk merrem me të”, tha Challendes.







