Challandes favorizon Kolollin dhe tregon arsyet pse nuk luajti Paqarada

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, pas ndeshjes me Spanjën ka treguar arsyen pse sonte nuk luajti Paqarada.

Challandes e arsyetoi vendimin e tij duke thënë se Kololli është pak më i fortë se Paqarada dhe luan në shumë pozicione.

“Sepse Kololli luan në shumë pozicione, luan edhe në sulm edhe në mbrojtje. Ndërkohë që është edhe pak më i fortë (fizikisht) sesa Paqarada, edhe pse edhe Paqarada është shumë i mirë”, është shprehur Challandes.

Kosova humbi nga Spanja në kualifikimet për Kupën e Botës, por nuk u turpërua.

Ishte Halimi që i shënoi gol fitueses së Kupës së Botës nga rreth 40 metra larg portës. Ndërkohë që loja përfundoi me rezultat 3-1 në dobi të vendasve.