Challandes: Do të ketë ndryshime edhe në portë ndaj Gjibraltarit

Përzgjedhësi Bernard Challandes, ka folur në konferencën e fundit për shtyp ndaj Gjibraltarit.

Ai e ka pranuar që do të ketë ndryshime në formacion, ndërsa e ka ritheksuar se ata që luajnë duhet ta japin maksimumin.

Challandes u ndal të flas edhe për portierë, duke thënë që nesër (e enjte) mund të statojë Samir Ujkani, ndërsa debutimin mund ta ketë edhe Visar Bekaj.

“Unë nuk e tregoj formacionin (qesh). Normalisht siç e thash do të ketë ndryshime. Do të bëjmë ndryshime dhe në portë. Ne kemi tre portier, përveç Muriq, janë edhe Samiri dhe Visari”.

“Mund të startojë Samiri e në vazhdimin e lojës do t’i dhënë ndoshta minuta edhe Visarit”, ka thënë Challandes.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjibraltarit starton në ora 18:00.

loading…