Javën e ardhshme trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi do të takohen në Zvicër me Florent Hadergjonajn, mbojtësin e krahut që luan në Premier Ligën angleze me Huddersfield Town.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur, Arlind Sadiku.

Sipas tij, në këtë takim do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e 24 vjeçarit.

“Nder vite përgjigja e tij ka qenë PJO, por tani përfundimisht do të definohet PO ose JO. 99% do të jetë PO”, ka shkruar Sadiku. /Ballkani.info/