Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendi ka thënë se Qeveria e udhëhequr prej tij janë treguar shumë transparentë dhe kanë treguar bashkëpunim korrekt për procesin e dialogut.

“Jemi treguar transparentë, kemi treguar bashkëpunim korrekt. Kemi treguar maturi ndaj vetë procesit, duke mos dëmtuar atë dhe as vetë interesat tona. Pas çdo takimi, publiku është informuar me qëndrimet tona. Gjithçka ka filluar më 15 qershor të vitit të kaluar”, tha ai.

‘’Sa i përket qëndrimin tonë për Zajednicë, është i njohur dhe i qartë. Nuk kam përgjigje të re, sepse pyetja është e vjetër. Gjykata e ka shpallur jokushtetuese’’.

Kjo përgjigje erdhi pas pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Shoshi, e cila e kritikoi për mostransparencë kreun e ekzekutivit.