Çfarë thoshte trajneri i ri i Realit për Messin para pak kohësh

Trajneri i ri i Real Madridit është një adhurues i Lionel Messit.

Santiago Solari do të jetë trajneri i përkohshëm i Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopeteguit.

Argjentinasi, në të kaluarën, para se të emërohej trajner i Real Castillas, ka punuar si analist në një prej gazetave spanjolle, teksa nuk kanë munguar lavdet për bashkëkombësin e tij, Lionel Messi.

Solari e ka quajtur Messin si një fenomen atmosferik. Mediat spanjolle kanë sjellë në kujtesën e të gjithëve fjalët e Solarit për të. “Për Messin është e natyrshme të shënojë, njëlloj si stuhitë, vetëtimat, uraganet që janë fenomen atmosferik”, ka thënë ai. “Sa herë që Messi e merr topin, toka dridhet, të gjithë heshtin dhe trajnerët rivalë e zhytin kokën midis krahëve dhe i fusin duart në xhepa, sikur një person që sapo e ka parë vetëtimën dhe nuk ka zgjidhje tjetër pos ta presë bubullimën”. “Cristiano është lojtari më i mirë në botë sepse Messi luan sport tjetër,” pati thënë Solari.