Çfarë tha Kurti për incidentin Abazi – Molliqaj? Zyrtari i PSD-së ende s’ka përgjigje për shefin e dikurshëm

I pari i Vetëvendosjes e kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing në T7, derisa ka komentuar sulmin që ka ndodhur ndaj Haki Abazit të VV-së nga Dardan Molliqaj i PSD-së, e ka quajtur këtë të fundit kamikaz. Për të njëjtin ka thënë se kishte shtuar për ta hedhur në erë emisionin.

Albin Kurti, i pyetur se si do të ishte për të nëse do të kishte përpara në opozitë, Dardan Molliqajn, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn, tha se nuk do të dëshironte që të kishte në qeverinë e tij një opozitë si Vetëvendosja. Kurti thotë se nuk do të ketë arsye për këtë, pasi që do të qeverisin mirë.

“Jo be aty nuk, këto janë batuta… Shikoni unë nuk do të dëshiroja që të ketë në Kuvend të Kosovës, një opozitë tjetër sikurse unë, pse po i përmend tjetër, çka kam ba unë, unë nuk do të dëshiroja që ta kem Albinin përpara. (Për Molliqaj dhe Haradinaj) Le të kombinohen, po të kombinumë janë”, ka shtuar ai, derisa ka komentuar edhe sulmin ndaj Haki Abazit, kandidatit për deputet.

‘Unë nuk e kam pa emisionin se nuk kam pas kohë, por po e theksoj se bëhet fjalë për një lloj dëshpërimi të llojit të kamikazit, që vjen për ta hedhur në erë debatin, është vështirë të diskutosh, ka dështuar investimi më i madh për ta shkatërruar Vetëvendosjen dhe ajo që shohim sot është dëshpërimi i llojit të kamikazit dhe piskama paraprake, tjerat janë pasoja”, tha ai.

“Nuk do të ketë nevojë për një opozitë si Vetëvendosje, sepse do të ketë qeverisje të mirë. Më shumë se sa guxim militanti ka dëshpërim kamikazi. Këto janë dy situata krejt të ndryshme”, përsëriti prapë Kurti, derisa foli për ish-partiakun e tij, Dardan Molliqaj.

I njëjti ka folur edhe për ndarjen e partisë së tij dy vite më parë, kur 12 deputetë të partisë kaluan në PSD, që tash udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

“Unë u kam thënë rrini në Vetëvendosje, ka vend, asnjë përjashtim s’ka pasë krejt dorëheqje të orkestrume, unë ju thashë rrini se ka vend, flasim në kryesi, flasim në Këshill të Përgjithshëm, nëpër qendra tona, rrini… jo po shkojmë. Shkunë tash le të shkapën, pse s’kanë nejtë ka mundësi që i kanë ra pishman, po janë njerëz të moshës mbi 18-vjet”, ka thënë Albin Kurti.

loading…