Portieri i Liverpoolit, braziliani Alisson, nuk ka më “paprekshmërinë” e dikurshme, por ai ka arsye për të festuar dhe për të qenë i lumtur. Braziliani së bashku me bashkëshorten e tij Natalia Loewe Becker, zbuluan me anë të një surprize që familjes së tyre do t’iu shtohet një djalë.
Tullumbace rozë dhe blu kishin rrethuar tullumbacen e së vërtetës, që pasi u plas zbuloi se portieri do të bëhej me djalë, tashmë Helena e vogël do të bëhet motër e madhe.
Lajmin se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël Alisson e zbuloi nëpërmjet një fotografie familjare të postuar në ditët e fundit të janarit, teksa Natalia mbante në dorë një test shtatëzanie.
“Jemi të lumtur t’ju lajmërojmë se familja jonë është bekuar sërish dhe bebi numër 2 po vjen! Çfarë dhurate e jashtëzakonshme nga Zoti! Helena do të promovohet duke u bërë motra e madhe!”










