Çfarë simbolizon festivali Lag B’Omer që shkaktoi dhjetëra viktima në Izrael

Festivali Lag B’Omer është një festë fetare hebraike vjetore që shënon përvjetorin e vdekjes së një rabini me ndikim që vdiq rreth XIX shekuj më parë.

Është ngjarja më e madhe vjetore publike e mbajtur në Izrael, shkruan cnn.

Rabini Shimon Bar Yochai ishte një i mençur dhe dijetar i shekullit të II-të, të cilin shumë njerëz e konsiderojnë se është autori i Zohar, veprës që shërben si tekst themelor në misticizmin hebre.

Çdo vit, hebrenjtë ortodoksë udhëtojnë në një numër të madh në qytetin Meron dhe festojnë duke ndezur zjarre dhe duke kënduar e vallëzuar në malin Meron, ku besohet të jetë varrosur rabini, deri në orët e para të mëngjesit.

Një tjetër traditë kryesore i sheh prindërit që sjellin djem të cilët kanë arritur moshën 3-vjeçare në varrin e Shimon Bar Yochai për prerjen e tyre të parë. Festivali u shkurtua kryesisht vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të coronavirusit.

Pavarësisht thirrjeve nga ministria izraelite e shëndetësisë që këshillojnë njerëzit të mos vijnë, turma të mëdha ende u dyndën në Meron.

Zakonisht vetëm hebrenjtë ortodoksë bëjnë pelegrinazh në Meron, megjithëse hebrenjtë laikë në të gjithë Izraelin marrin pjesë duke ndezur zjarre.