Çfarë po ndodh? Sulm kibernetikë ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe bankës së Ukrainës

Sulmet kibernetike janë raportuar në faqet e internetit të Ukrainës, ndërsa kriza diplomatike në kufirin me Ukrainën është ndezur.

Ndër faqet që janë hakuar është ajo e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe bankat PrivatBank dhe OshadBank. Qendra ukrainase e sigurisë kibernetike tha se Rusia mund të jetë përgjegjëse për sulmin.

Është sulmuar edhe faqja e internetit e Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton agjencia ukrainase e lajmeve Unian.

Faqet e internetit të Ukrainës janë goditur nga sulme kibernetike në të kaluarën, por Rusia ka mohuar çdo përfshirje./Shekulli.com.al/