Çfarë po ndodh me Arsenalin, nga 2-0 në 2-2 në ‘Emirates’

Arsenali është duke barazuar 2-2 me Crystal Palace në ndeshjen që po zhvillohet në “Emirates”.

“Topçinjtë” kanë shënuar dy gola për dy minuta në pjesën e parë.

Fillimisht, ishte qendërmbrojtësi, Sokratis, ai që shënoi për të zhbllokuar rezultatin në minutën e shtatë të ndeshjes, raporton Gazeta Express.

Kurse në minutën e nëntë, realizoi qendërmbrojtësi tjetër, David Luiz, për 2-0.

Por, kanë lëshuar teren menjëherë dhe tani po barazojnë 2-2.

Fillimisht Milivojevic shënoi për 2-1 në minutën e 32-të, kurse më pas në atë të 52-të shënoi Ayew për 2-2, për t’i shokuar vendasit.

https://tiger.cdnja.co/v/pz/PZl5.mp4?secure=Ke1f3AlJbmiGNx0VfZRp6w&expires=1572208200

https://tiger.cdnja.co/v/ml/mlnK.mp4?secure=szXHLfnEnkpwGgNhpwzAtg&expires=1572208200