Çfarë po ndodh, kush i reagoi Ismet Munishit dhe pse trajneri i Ballkanit tha “Zoti ju marroftë”?

Ka përfunduar mes polemikave të shumta sfida në “Zahir Pajaziti” mes Llapit dhe Dritës.

Në sfidën në Podujevë që e fituan mysafirët me rezultat 1-2, vendasit, por edhe kundërshtarët që e kanë shikuar takimin nga TV – kanë shprehur pakënaqësinë lidhur me ndarjen e drejtësisë.

Trajneri i Ballkanit, rivalit të Llapit – Ismet Munishi, ka reaguar menjëherë pas takimit duke shkruar në Facebook: “Zoti ju marroftë nuk keni fytyrë. Kanë mi ju dalë marrinat të gjithëve nëse ka zot. A Zot ka!”.

Statusi kundër fitores së Dritës në Llap, ku Llapi u ankua se referat dhe FFK në mënyrë kriminale i humbën ndeshjen, nuk iu ka pëlqyer shumë personave pasi me një tjetër postim në Facebook, Munishi ka konfirmuar se ka pranuar kritika: “Unë kom shpreh një mllef. Ndërsa ju po aludoni dmth paska diçka jo në rregull. Nuk përmenda as emra as akter. Por një është e sigurt, Zot ka”.