Çfarë po ndodh, Andi Zeqiri i Kosovës ftohet nga Zvicra

Andi Zeqiri duhet të presë që ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Talenti shqiptar që sapo është transferuar në Premierligë, është raportuar muaj më parë se ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën.

Por, gjatë ditës së sotme, Zvicra e 21-vjeçarëve ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet e tetorit dhe në të figuron edhe emri i Andi Zeqirit.