Çfarë Milani, shënon golin e fitores në minutën e 90+7 (VIDEO)

Ka përfunduar ndeshja në mes të Udineses dhe Milanit.

Milani ka arritur të fitoj tri pikë tejet të vështira në udhëtim te Udinese.

Rosonerët kanë fituar 0 me 1 ndaj rivalëve të Serie A-së, me golin e shënuar nga Romagnoli në minutën e 90’+7.

Por, Milani mori një lajm të hidhur në minutën e 35’, pasi Gonzalo Higuain pësoi një lëndim në shpinë, duke u detyruar që ta lëshoj fushën.

Pas javës së 11-të, Milani renditet në pozitën e katërt me 21 pikë, aq sa ka edhe Lazio në pozitën e pestë.

https://www.youtube.com/watch?v=BSFQlOVaemc