“Çfarë ekipe miqasi”, ministres Haxhiu i pëlqen krahasimi me Messin e Ronaldon nga asistenti që adhuron Kurtin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka rishpërndarë në Instagram një postim të Arianit Beqirit, asistentit të kryeministrit i cili më shumë njihet si adhurues i Kurtit se sa për punën që paguhet ta bëjë.

Në postim e tij shkruhej: Çfarë ekipe miqasi. Ai bënte tagg Arben Vitinë, Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Albin Kurtin.

Nuk dihet se cilit saktë i referohej si Messi e Ronaldo. Njëri prej të dyve kuptohet që është Kurti, njeriu që e adhuron asistent Beqiri.

Për Haxhiun nuk dihet se a ishte e krahasuar me njërin prej futbollistëve të famshëm.

Por, duket se Haxhiu e ka vlerësuar si gabim rishpërndarjen e këtij postimi.

Më vonë e ka fshirë këtë rishpërndarje. Nuk dihen arsyet pse e ka fshirë. I është dukur i padenjë si postim apo e ka kuptuar që me Messin e Ronaldon mund të jenë krahasuar vetëm Glauk Konjufca e Albin Kurti, dy miqtë e vjetër të partisë “Vetëvendosje”.