Vedat Muriqi po regjistron një debutim ëndrrash te Fenerbahce, edhe pse në ndeshje miqësore.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka arritur të shënoi edhe golin e dytë, në ndeshjen përgatitore kundër Bursaspor.
25 vjeçari, pasi në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi për epërsinë 1:0 të skuadrës së tij të re, arriti që në minutën e 51’ të pjesës së dytë, të shënoi për 2:0.
Kujtojmë se Muriqi këtë verë nga Rizespor u transferua te Fenerbahce.
Vedat Muriqi’nin Bursaspor karşında attığı 2. Gol #Fenerinmaçıvar pic.twitter.com/XHqY58ELNX
— FenerMedia (@FenerbahceMedia) July 19, 2019







