Çfarë bënte Challandes teksa ndodhi përplasja mes Zhegrovës e Kolollit?

Është prishur qetësia në kampin e Kosovës, pak ditë para përballjes me Malin e Zi.

Në stërvitjen e së premtes në “Fadil Vokrri”, e para pas fitores 1-0 në miqësore kundër Gjibraltarit, ka ndodhur një sherr mes futbollistëve të Kosovës.

Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli janë shtyrë për disa sekonda, derisa ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti dhe disa futbollistë tjerë është dashur të ndërhyjnë që të mos eskalojë situata.

Teksa Zhegrova e Kololli shtyheshin, Challandes fillimisht ishte me shpin prapa, teksa më pas qëndroi duke i shikuar nga larg gjithçka që po ndodhte mes dyshes së “Dardanëve”.

Mbetet të shihet nëse trajneri zviceran, që njihet si njeri i hekurt, do të marrë masa ndaj të dy futbollistëve.

loading…