Disa organizata joqeveritare nesër do të dorëzojnë një padi kundër Kuvendin të Kosovës dhe deputetes së VV-së, Labinotë Demi-Murtezi.
Në një email, këto organizata kanë treguar edhe arsyen se pse do të ushtrojnë këtë padi.
“Ftoheni nesër, 1 mars, në ora 10:00 të ndjekni dorëzimin e Padisë për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe deputeten Labinotë Demi Murtezi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm.
Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe deputetja Labinotë Demi Murtezi do të paditen për Cënim të Dinjitetit, Trajtim Çnjerëzor apo Poshtërues dhe Diskriminim ndaj Personave LGBTIQ+, në seancën e 16 marsit 2022.” – shkruhet aty.
BONUS VIDEO| Matoshi i ndërhyn në fjalim, “shpërthen” Selmanaj: Oj zojë, jam i bindur që s’e di ku je







