Ylli i Kosovës

Celina shënon dhe asiston në fitoren ndaj Nuhiut (VIDEO

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka shënuar dhe asistuar në fitoren që Swansea e arriti ndaj Sheffieldit të sulmuesit Atdhe Nuhiu.

Sheffieldi po avanconte që nga minuta e 65, ndërsa në skenë doli Celina që nga banka rezervë hyri fillimisht për të barazuar rezultatin në minutën e 72-të ndërsa një minutë më vonë asistoi në golin e Routlege.

Në këtë takim Nuhiu luajti për 90 minuta.