Foto

Celina reagon ashpër ndaj gjyqtarëve: “Ku është mbrojtja për ne?”

Celina ka reaguar pas goditjes që mori të shtunën në ndeshjen mes Bristol City dhe Sëansea City.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, i ka shpëtuar lehtë një lëndimi të rëndë gjatë ditës së djeshme në sfidën që Swansea City e zhvilloi me Bristol City.

Në takimin që përfundoi 0-0, vendasit ishin shumë të ashpër dhe në një moment, ndërhyjnë fortë në Celinën, që me pak fat i ka shpëtuar një lëndimi që mund ta kishte lënë jashtë për një kohë të gjatë.

Pas takimit, 23-vjeçari i Kosovës ka postuar foto dhe video në Instagram, duke shprehur mllefin për atë që ndodhi në fushë.

Celina mendon se lojtarët nuk janë duke u mbrojtur aspak nga gjyqtarët.

“Kjo ka mundur të mi jap fund karrierës, ku është mbrojtja për ne?”, ka shkruar Celina në Instagram.

Sulmuesi i Kosovës ka zhvilluar 7 ndeshje deri më tani në Championship sezonin 2019/20, ka shënuar 2 gola.

loading…