Celina me Dijonin bëjnë hap prapa në garën për mbijetesë

Bersant Celina ka qenë titullar te Dijoni që pësoi disfatë të dielën në shtëpi nga Nimesi me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 25-të të elitës së futbollit francez.

Reprezentuesi i Kosovës, Celina, luajti deri në minutën e 77-të, ndërsa u largua nga fusha pa lënë gjurmë në derbin për mbijetesë. Dijoni zë vendin e fundit me 15 pikë, kurse një pozitë më lartë është Nimesi me 18 pikë.