Celina me asistim të bukur në fitoren e Swanseas ndaj Wiganit VIDEO

Swansea ka shënuar fitore prej 2 me 1 ndaj Wiganit.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 16 përmes Burne.

Por, vendasit arritën të përmbysin rezultatin.

Së pari Brewster shënoi golin e barazimit në minutën e 19, kurse golin e fitores e shënoi Ayew në minutën e 67 pas asistimit nga Bersant Celina.

Pas 28 javësh në Championship, Swansea mban vendin e pestë me 45 pikë, derisa Wigani në vendin e parafundit ka 23 pikë.