Bersant Celina po vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave pas një sërë shfaqjesh mbresëlënëse këtë sezon në radhët e Swanseat, në Championship.

22-vjeçari, lojtar i përfaqësues së Kosovës u zhvendos në stadiumin “Liberty” në verën e vitit 2018, pas një periudhe gjashtëvjeçare te Manchester City.

Luajti në 4 ndeshje të Premier Leagues me “Citizens”, më pas kaloi tek ekipi uellsian, ku ka fituar statusin e titullarit të padiskutueshëm. Mediat uellsiane e vlerësojnë në maksimum kontributin e tij në fazën sulmuese, në konkludimin e aksioneve dhe në kthimin e situatave për shokët e ekipit.

Cellinën po e krahasojnë me ish yllin e ekipit, Gylfi Sigurdsson, me futbollistin islandez që kaloi te Evertoni për shifrën e 50 milionë eurove në verën e vitit 2017. Në këtë sezon 22-vjeçari numëron 28 ndeshje në kampionat, duke shënuar 4 gola.