Celina: Kemi mundur të bëjmë më shumë

Sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina ka thënë se Kosova sot ka mund të bëjë më tepër ndaj Malit të Zi.

Kosova mori vetëm një pikë në udhëtim te Mali i Zi, duke barazuar me rezultat prej 1 me 1, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se ndeshja ndaj Bullgarisë është e paparashikueshme.

“Kosova ka mundur të bëjë më shumë, po ka qenë një ndeshje e fortë nga të dyja palët. Ndeshja ndaj Bullgarisë është e paparashikueshme”, ka thënë Celina.