Bersant Celina i ka quajtur madhështore fitoren dhe ekipin e Swansea Cityt, të cilëve iu ndihmoi ta arrijë fazën çerekfinale në FA Cup, duke luajtur rol të rëndësishëm në tri nga katër golat e fitores kundër Brentfordit të dielën.
Celina kishte shënuar një gol të mahnitshëm në triumfin 4:1 ndaj Gillighamit javë më parë në Liberty Stadium.
Ai u rikthye në Liberty Stadium dhe e vazhdoi magjinë e tij aty ku e kishte lënë ndaj Gillimgham, duke shënuar një gol mbreslënës dhe asistuar në një tjetër kundër Brentfordit në një triumf tjetër 4:1.
Ky është një moment i përkryer për futbollistin nga Prizreni ta bindë trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, ta ftojë në Kombetare në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Ai ka nëntë paraqitje për Kosovën, dhe ende nuk e ka shënuar golin e tij të parë me fanellën verdhekaltër.
Pas ndeshjes, 22-vjeçari e vlerësoi lart ekipin e tij dhe fitoren në një postim në llogarinë e vet zyrtare në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Bt_1NEXHldz/?utm_source=ig_embed
“Çfarë triumfi! Çfarë ekipi!” shkroi Celina.
Celina pati gisht në golin e parë të Swansea, sepse goditja e tij e shkëlqyer nga gjuajtja e lirë qëlloi shtyllën dhe u devijua në rrjetën e portës pasi goditi portierin Daniels në shpinë.
Ai më pas shënoi një super gol, duke i dribluar tre kundërshtarë para se ta mposhte edhe portierin nga një kënd i vdekur.
Në fund të takimit, ai asistoi të goli i katërt i Swanseas, i cili ishte i pari për të në FA Cup.
Për Celinën ky ishte goli i dytë në FA Cup dhe i gjashti në total për Swansean në 31 ndeshje deri tani këtë sezon.







