Celina flet pas golit dhe fitores

Bersant Celina e ka komentuar fitoren e Swansea Cityt ndaj Birmingham Cityt në Championshipin anglez. Ylli kosovar ka shënuar gol në fitoren 3-0, ndërsa i ka përgëzuar bashkëlojtarët për paraqitjen dhe tifozët për mbështetjen

Bersant Celina e ka vazhduar formën e shkëlqyeshme.

Ylli kosovar ka kontribuuar në fitoren e radhës të ekipit të tij, Swansea City.

Përfaqësuesi kosovar ka realizuar gol mjaft të bukur në minutën e 68-të.

E golat tjerë për Swansean i shënuan Kyle Naughton në minutën e 63-të dhe Borja Baston në atë të 75-të.

Pas ndeshjes, Celina i ka përgëzuar bashkëlojtarët për paraqitjen dhe tifozët për mbështetjen.

“Paraqitje e madhe nga djelmoshat sot. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Celina në rrjetet sociale.

Forma e mirë e futbollistit ofanziv i jep shpresë Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, në kualifikimet e Euro 2020.

https://www.youtube.com/watch?v=0HwwpM38ZT0

loading…