Asociacioni

Çeku-opozitës: Dyfytyrësi e thellë, e ratifikuat Asociacionin dy herë në këmbim të asgjëje

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka reaguar opozitës për kritikat e tyre rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin thanë se është pranuar pa njohje.

Duke e quajtur dyfytyrësi të thellë, ai ka shkruar se “e pranuat Asociacionin pa njohje” po u thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend.

Reagimi i Çekut:

Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë.