Stërvitja

Çekia zbret në “Air Albania” për stërvitjen

Republika Çeke zhvilloi pasditen e kësaj të mërkure seancën stërvitore në “Air Albania” në prag të ndeshjes me Shqipërinë, që luhet këtë të enjte në orën 20:45.

Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri Jaroslav Silhavy, i cili u pyet për gjendjen e skuadrës dhe theksoi se të 23 lojtarët që ka grumbulluar janë të gatshëm dhe të aftë fizikisht për të luajtur.

Gjendja shëndetësore e ekipit është e mirë, a është ekipi i plotë? “Në këtë moment 20 lojtarët dhe tre portierët janë komplet të aftë për të luajtur në ndeshjen e nesërme.”

Teksa sa u përket lojtarëve që nuk ishin në gjendje të grumbulloheshin me kombëtaren e Republikës Çeke janë: Patrik Schick, sulmuesi i Bayer Leverkusen, Alex Kral, mesfushori i Union Berlin dhe Antonin Barak i Fiorentinës. /SS