Çekia qëndron para Kosovës në vlerat e skuadrave

Çekia e ka vlerën më të madhe të skuadrës sesa Kosova, në prag të ndeshjes kualifikuese mes këtyre dy ekipeve.

Çekia dhe Kosova përballen sot nga ora 20:45 në ‘Doosan Arena’ në Plzen, në ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Euro 2020.

Kundërshtarët qëndrojnë më mirë sesa skuadra jonë në aspektin e vlerësimit të lojtarëve.

Skuadra aktuale e Çekisë vlen rreth 114,65 milionë euro sipas ”transfermarkt”, kurse ajo e Kosovës 63.13 milionë euro. Tek të dyja ekipet nuk janë llogaritur dy sulmuesit Patrick Schick dhe Vedat Muriqi, që mungojnë për shkak të lëndimeve.

Lojtarët më të shtrenjtë të të dyja skuadrave, luajnë në Bundesligë – Pavel Kaderabek (Hoffenheim) dhe Milot Rashica (Werder Bremen) vlejnë nga 20 milionë euro.

Mosha mesatara e çekëve është 27,4, kurse e ‘Dardanëve’ 25.

Çekia në ranglistën e FIFA-së renditen në vendin e 43, kurse Kosova në 113-tin.

loading…