Republika e Çekisë ka kaluar në çerekfinale të kampionatit europian pasi ka shkaktuar befasinë e parë duke mposhtur me rezultat 2-0 Holandën.
Tomas Hole dhe Patrick Schick shënuan nga një herë në pjesën e dytë ndaj një Holande që luajti me një lojtar më pak pothuajse tërë 45 minutat e dytë në Puskas Arena të dielën.
Në çerekfinale, Çekia do të përballet me Danimarkën më 3 korrik në Baku, e cila e mundi Uellsin të shtunën në duelin tjetër të 1/8 së finales.







