Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë.
Skuadra me në krye trajnerin Sylvinho synon sonte fitoren e madhe në Air Albania, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:45.
Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit brazilian për këtë takim.
Të gjitha biletat janë shitur, me atmosferën që pritet të jetë e jashtëzakonshme në Tiran
Kombëtarja mysafire shihet si favorite nga kuotat e basteve, pavarësisht që në ndeshjen e fundit në “Air Albania”, humbi me një diferencë të madhe golash.
Shqipëria momentalisht zë pozitën e tretë në grup me gjashtë pikë, një më pak se Çekia që zë vendin e parë. Me gjashtë pikë në vendin e dytë është edhe Gjeorgjia.
Ukraina zë vendin e fundit në tabelë me katër pikë.







