Slloveni

Ceferin do të jetë kandidati i vetëm për t’u zgjedhur kryetar i UEFA-s

UEFA ka njoftuar se nuk ka kundër kandidat për Alexander Ceferin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm që pritet të mbahen në Romë.

Ceferin që pasoi Michel Platinin në postin e të parit të UEFA-s, shpalli kandidaturën në muajin gusht për mandatin e dytë.

Ish kryetari i Federatës Sllovene të Futbollit tashmë do të jetë në krye të Organizatës së Futbollit Europian edhe për 4 vite tjera.

Më herët gjatë kësaj jave Ceferin pati deklaruar se do të jetë kundër planeve për të krijuar të ashtuquajturën “Super League”, ide kjo që do të penalizonte Champions Leaguen.