Portieri çek, Peter Cech ka thënë se tani është koha e duhur të pensionohet nderisa sipas tij ka arritur gjithçka që është e mundur në futboll.

Gardiani me eksperiencë ka njoftuar se në përfundim të këtij sezoni do t’i japë fund karrierës së tij 20 vjeçare në futboll.

Cech do të jetë 37 vjeç në fund të këtij edicioni, ndërsa portieri i Arsenalit ka treguar se e ardhmja e tij pritet të jetë larg fushave të blerta.

Vendimin për pensionimin, Cech e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

“Ky është sezoni im i 20-të si profesionist dhe janë bërë 20 vite prej nënshkrimit tim të parë në një kontratë si lojtar profesionist, kështu që ndihem se është koha e duhur për të njoftuar se në fund të sezonit do të pensionohem nga futbolli. Të luaja për 15 vite në Premier League dhe të fitojë çdo trofe të mundshëm, ndihem se kam arritur gjithçka. Do të vazhdoj të punoj shumë te Arsenali dhe shpresoj të fitoj edhe një tjetër trofe, pastaj do të shoh se çfarë ka rezervuar jeta jashtë fushës”, shkruan Cech.