Ceballos zbulon se Isco nuk është preferuar nga Solari për shkak të lëndimit

Isco ende nuk ka startuar asnjë ndeshje nën Santiago Solarin prej se ky i fundit u emërua në stolin e “Los Blancos”, teksa Dani Ceballos e ka treguar arsyen.

Ish lojtari i Malagas iu kishte nënshtruar një operacioni në apendikt por ishte ftuar menjëherë nga trajneri i shkarkuar i Real Madridit, Julen Lopetegui për “El Clasicon” e humbur 5-1 në “Camp Nou”.

Trajneri i ri, Santiago Solari që u konfirmua mbrëmë se do të jetë teknik i Real Madridit për 3 vitet e ardhshme nuk e ka aktivizuar Iscon në asnjë ndeshje, dhe sipas Ceballos kjo ka të bëjë me gjendjen fizike të 26 vjeçarit.

“Isco është lojtar që vjen nga një lëndim i rëndë dhe kaloi nëpër operacion. Me Lopeteguin ai i zhvilloi dy ndeshje rradhazi por Solari tha se e ka parë atë pak jashtë formës. Megjithatë Isco vazhdon të stërvitet fortë. Solari e di rëndësinë e menaxhimit të dhomave të zhveshjes dhe e ka filozofinë që përshtatet me vlerat e Real Madridit”, theksoi Ceballos.

Isco dhe Ceballos janë pjesë e listë së Luis Enriques për ndeshjet e Spanjës që i zhvillon ndaj Kroacisë në Nations League dhe takimin miqësor me Bosnjën.